fbpx
Lajme

Nga e enjtja patrullat në terren: “Mbani maskë ose do ndëshkoheni”

Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave kudo. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu në një mesazh drejtuar popullit u shpreh se patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. “Ftoj qytetarët që të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi.  Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button