Categories Lajme

Nga Gent Cakaj te Alfred Peza dhe Teuta Vodo, ja cilët janë sekretarët që nuk morën besimin e Ramës

Ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste u zgjodhën anëtarët e Kryesisë së re dhe Sekretarët e rinj të Partisë Socialiste.

Teksa konfirmoi një pjesë të madhe të ministrave në detyrë, e kundërta ndodhi me Sekretariatet, të cilët u ndyshuan plotësisht. Damian Gjiknuri mori vendin e Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm i PS, ndërkohë që Blendi Klosi u zgjodh në vend të Arben Pëllumbit në postin e Sekretarit Organizativ, me Pëllumbin që u zgjodh si anëtar i Kryesisë.

Etjen Xhafaj do të jetë Sekretari i ri Digjital, teksa zëvendëson në këtë post Blerina Gjylametin, ndërsa Kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla, u zëvendësua nga Anila Denaj në postin e Sekretares për Burimet Njerëzore.

Teuta Vodos nuk iu besua sërish posti i Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke u zëvendësuar nga Romina Kuko, teksa ish-ministri Gent Cakaj i lë vendin 20 vjeçares Bojkena Basha si Sekretare e Rinisë në PS. Pa post në Ps ngeli edhe Ilir Beqaj, pasi u shkrinë Sekretariati i Emigracionit dhe ai për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve.

Sekretarët e rinj të PS-së:

Sekretari Organizativ të PS Blendi Klosi

Sekretai i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri

Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj

Sekretari i Burimeve Njerëzore Anila Denaj

Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj

Sekretare e Marrdhënieve Ndërkombëtare, Romina Kuko

Sekretare e Rinisë e PS, Bojkena Basha

Sekretarët e larguar nga PS:

Taulant Balla- Sekretar i Përgjithshëm

Arben Pëllumbi– Sekretar Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral

Damian Gjiknuri-Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Alfred Peza– Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat

Blerina Gjylameti– Sekretar për organizimin Digjital

Ilir Beqaj– Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve

Laert Duraj- Sekretar Për Emigracionin

Teuta Vodo– Sekretar Për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Lindita Nikollaj– Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjes

Gent Cakaj– Sekretar për Rininë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME