Për dhjetë vjet, ai ishte në k ërkim dhe përfundimisht policia e gjeti edhe falë fotove të postuara në Facebook nga gruaja e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir Kalaj, 43 vjeç. Ai u ar restua në vitin 2007, si pjesë e një h etimi ndaj një rrjeti të gjerë të t rafikut të n arkotikëve.
Nga operacioni i koduar “Non plus ultra”, u g odit një organizatë shqiptare kushtuar t rafikut n dërkombëtar të d rogës, duke çuar në 69 ar restime dhe kapjen e afërsisht 10 kg d rogë. Midis tyre, ishte edhe Kalaj, i cili atëherë jetonte në Bolonja ku edhe u zhvillua operacioni. Pas katër vitesh b urg, ai u la nën ar rest shtëpiak në vitin 2011, nga i cili u ar ratis dhe humbi gjurmët. Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi: Kalaj u d ënua me 10 vjet e tetë muaj.
Nga ky moment nisin kërkimet, kur shqiptari rezultoi se ishte kthyer në vendin tij. Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve të dallueshëm në Facebook.
Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.Tërësia e informacionit të marrë në këtë mënyrë, e përcjellë tek Forcat e P olicisë Shqiptare, të cilat çuan në ar restimin e të kërkuarit në një fshat afër Vlorës, shkruajnë sot mediat italiane. Tani, ai do të e kstradohet për t’u vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor të Bolonjës.