Lajme

Nga nesër ”JO” makinave të vjetra, ç’ndodh sot në portin e Durrësit. Bizneset e vegjël ankohen

Prej 2 dhjetorit, në Shqipëri nuk do të lejohet të importohet asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.

Ky vendim i qeverisë shqiptare ka sjellë jo pak pakënaqësi në radhët e tregtarëve të makinave, por edhe qytetarëve të cilët shprehen se për shkak të këtij vendimi do të rritet ndjeshëm çmimi i automjeteve.

Për mjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vite. Që nga miratimi në qeveri dhe botimi në Fletoren Zyrtare kanë kaluar 30 ditë.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të makinave që janë importuar në vendin tonë, duke shfrytëzuar ditët e fundit para hyrjes në fuqi të ligjit.

Gazetarja e Fax News Elitjona Doko raporton se sot në Durrës ka pasur radhë të gjata për ç’doganimin e mjeteve, ndërsa bizneset shprehen se kjo nismë e qeverisë favorizon koncensionarët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close