Lajme

Nga Nishani, Bylykbashi, Vokshi e Agron Shehaj, demokratët që marrin pjesë sot në Kuvendin e Berishës

Ashtu siç ishte lënë të kujtohej shumë demokratë kanë mbështetur sot Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha. Ashtu siç shihet edhe nga pamjet live që transmetoi që prej mëngjesit të sotëm News24, në këtë Kuvend marrin pjesë zëra të rëndësishëm të PD, si Edi Paloka, i cili do të hapë dhe ceremoninë, po ashtu edhe Oerd Bylykbashi, apo dhe Flamur Noka.

BalkanWeb mëson se në Air Albania janë dhe Agron Shehaj, Luan Baçi, Gent Strazimir, Klevis Balliu, Aldo Bumçi, Fatbardh Kadilli, Bujar Nishani, Voltana Ademi, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Sait Dollapi, Bardh Spahia, Belind Këlliçi. Po ashtu të pranishëm janë Enno Bozdo, Ledjana Fratari, Evi Kokalari si dhe Arben Ristani. Këta deputetë dhe ish-deputetë, anëtarë të PD-së, janë pozicionuar kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Kulmi i Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha sot në “Air Albania” do të jetë miratimi i statutit të ri të PDSH-së. Gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj ka siguruar dosjen që i vendosur në dispozicion cdo delegati me ndryshimet që do të miratohen në statut.

Qëllimi kryesor është shkarkimi i Lulzim Bashës. Pas hyrjes në fuqi të statutit të ri deri ne konstatimin e organeve të reja që do të jo më vonë se katër muaj, partia do të drejtohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që do të përbëhet nga 15 personalitete.

Më pas parashikohet një zgjedhjeve e strukturave të reja nga baza në qendër dhe kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close