Lajme

Nga respektim i semaforëve te fotoja e parë zyrtare e qeverisë së re ‘Rama 3’

I njëjti protokoll i ndjekur si në vitin 2017. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar, pas betimit te presidenti Ilir Meta, vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe më pas iu drejtuan Kryeministrisë.

Rama dhe ministrat, teksa mbanin të gjithë dosje të kuqe në dorë, pritën në semaforë, duke respektuar kështu sinjalistikën, ndërsa bënë edhe foton e parë zyrtare të qeverisë, para Kryeministrisë.

Fill pas fotos zyrtare, kabineti i ri qeveritar u fut në Kryeministri, ku do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: