Categories Lajme

Nga sigurimi i jetës tek shpallja dëshmorë, zbulohen 4 kërkesat e mjekëve

Mjekët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Megjithatë atyre u është refuzuar leja nga Policia e Tiranës me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të situatës me COVID19. Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni A. Belshi etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME