Categories Lajme

Nga Skavica dhe TEC-i në Vlorë/ Investimet e reja në sektorin energjitik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të ketë investime të mëdha në sektorin energjitik në vend.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Fier, Rama tha se “gjatë këtyre dy mandateve kemi venë bazat për diversifikimi e energjisë. Gjatë kësaj vizite isha në Karavasta aty ku po bëhet finalizimi i punës nga kompania Voltalia për finalizimin e Parkut të parë me energji diellore në Shqipëri me 140 MV. Brenda pak ditësh do hapen ofertat ekonomike në garën tjetër për parkun tjetër me energji diellore 10 MV në Spitallë, ku do ndërtohet dhe lagjja e re pas tërmetit”.

Rama tha se “ne jemi në proces me qeverinë amerikane për ndërtimin e Skavicës, që është një pjesë e mbetur e një sistemi prodhimi që sjellë kaq pasoja për shkak të mungesës së vet, sepse Skavica është elementi i katërt i kaskadës që është rezervuari i balancimit që do të thotë se kur ka ujë me shumë se duhet, nuk e hedh për të përmbytu,r por e ruan për ditë më të vështira kur ka thatësira dhe në këtë mënyrë bëjmë një tjetër politikë financiare me prodhimin, shpërndarjen dhe eksportin e energjisë”.

Përsa i përket gazit, Rama tha se “ne jemi duke investuar fuqimisht për masterplanin, e kemi sot masterplanin, ne jemi investuar fuqimisht për JAP-in. Jemi në të njëjtën paketë me qeverinë amerikane për TEC-in e Vlorës, që është një gërmadhë që u ka kushtuar shtrenjtë shqiptarëve dhe sot nuk prodhon asgjë se ashtu si është ndërtuar është ndërtuar gabim”.

Lidhur me gazifikimi, Rama tha se “kemi hapur një proces. Kemi dy rrugë, dy kanale, sepse nuk është e thënë që ai projekt që është projekt gjigant bëhet vetëm me një burim”.

“Njëri kanal është i plani i investimeve për Ballkanin të Komisionit Europian që është një plan ambicioz, faktikisht 28 miliard euro në dispozicion për vendet  e Ballkanit. Aty do do shohim mundësin e financimeve për një pjesë natyrisht, sepse nuk mbulohet e gjitha.

Ndërkohë kanali tjetër që ka disa kohë që është  hapur, por që gjerat nuk kanë avancuar për shkak të pandemisë, për arsye të konjukturave, që është kanali me Azerbajxhanin me Turqinë. Ka një interes  të konsiderueshëm nga Azerbajxhani. Azerbajxhani dhe Turqia janë pjesa e TAP dhe Turqia është e interesuar të hyjë në bashkëpunim. Pra Azerbajxhan-Turqi-Shqipëri për të financuar për gazifikimin, por dhe për JAP-in”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME