Categories Lajme

Nga Skavica te TEC-i i Vlorës/ Shqipëria në mandatin e tretë, eksportuese neto e energjisë

Investimet strategjike do ta çojnë sistemin elektroenergjetik shqiptar në një stad të ri zhvillimi, duke e shndërruar Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë. Kryeministri Edi Rama gjatë takimit sot në Fier me banorë të këtij qyteti u shpreh se, “ne jemi në marrëveshje të lidhur dhe ka filluar puna për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në veri të vendit dhe për TEC-in e Vlorës në jug”.

“Dy investime që do ta çojnë sistemin tonë elektroenergjetik në një nivel tjetër së bashku me dy parqet fotovoltaike: ai i Karavastasë, ku ka filluar puna me 100 megavatë, dhe ai i Spitallës, ku mbaroi gara dhe kompania e madhe franceze do të fillojë punën me 100 megavatë të tjera”, – tha Rama.

Kryeministri deklaroi se, “Shqipëria në këtë manadat të tretë tonin do të bëhet eksportuese neto, që do të thotë që nuk do të blejmë më energji nga importi, duke paguar para, kur është thatësirë dhe s’ka ujë lart. Dhe nuk do të hedhim më ujë për të përmbytur edhe njerëz, kur uji është me tepricë, sepse do të kemi Skavicën që do të mbajë sistemin në këmbë duke mbledhur gjithë ujin për ditët kur duhet dhe kur nuk do të ketë shi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME