Nga ora 9 e ditës se sotme, bllokohen fluturimet në aeroportin e Rinasit. Shkak mësohet se është bërë një greve e kompanisë Albcontrol.
Albcontrol është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Albcontrol menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.