Categories Lajme

Nga sot Shqipëria pa qese plastike! Gjobë ose heqje liçence, çfarë rrezikojnë ata që i përdorin

Që prej ditës së sotme, 1 qershor 2022 do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshme në vendin tonë, si një përpjekje për të mbrojtur mjedisin.

Nisma e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme u përgëzua në Vjenë, gjatë punimeve të ministerialit të Tratolow.

Në këtë takim mes ministrave të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Ministres së Austrisë, Mirela Kumbaro prezantoi nismën e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

Ky ligj parashikon ndalimin e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi të mureve të qeses për çdo anë jo më pak se 70 mikron, me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kilogramë dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia.

Kontrollet do të ushtrohen nga një sërë institucionesh, si nga Drejtoria e Doganave për ndalimin e importit të qeseve që s’përmbushin kriteret, Inspektorati i Mbikëqyrjes dhe Tregjeve për kontrollin e tregtimit të tyre dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit e qeseve nën parametrat e caktuar.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike. Edhe ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro, thotë se nisma do të kryhet nën një monitorim të rreptë, e për shkelësit ligji parashikon edhe ndëshkime.

“Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të vjetra, deri në 1 milion e 500 mijë, ose 15 milionë lekë të vjetra. Por ka edhe masa më të rënda se kaq për shkelësit. Në radhë të parë sekuestrimi i të gjithë mallit që do të gjendet sepse konsiderohet i paligjshëm. Nëse kjo përsëritet do të hiqet licenca e aktivitetit për shkelësit e ligjit” – ka deklaruar Kumbaro.

Sipas të dhënave të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve 2010-2025 nga Komisioni Evropian në Shqipëri prodhohen 198 tonë në ditë mbetje plastike me densitet të ulët dhe 111 ton në ditë mbetje plastike me densitet të lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME