Categories Lajme

Nga tuneli i Llogorasë te porti i Durrësit/ Investimet e reja nga veriu në jug

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Berat, u shpreh se e ardhmja pritet të jetë shumë e mirë, duke u ndalur tek investimet që pritet të nisin shumë shpejt.

Kryeministri Rama tha se e rëndësishme në këtë moment është dalja nga kthetrat e pandemisë.

“Në turizëm, ne kemi një ndryshim shumë të madh të qasjes dhe kemi patur shumë investime në këtë katërvjeçar. Numri i hoteleve të ndërtuara që janë kryesisht të sipërmarrjes shqiptare, ka çelur rrugën për invesitmet e huaja dhe këtu mund t’ju them se investimi që do të nisi shumë shpejt tek porti i Durrësit është investimi më i madh i realizuar ndonjëherë në vendin tonë. Kanë ardhur të gjitha dokumentet dhe falë marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara pritet të nisë puna shumë shpejt”, – tha Rama.

“Investimet në Vlorë, në portin turistik të Vlorës, në portin e ri tregtar të Vlorës, investimi tjetër, në portin e ri turistik të Sarandës, që nis së shpejti, investimi në aeroportin e Tiranës nis së shpejti, nuk është investim i huaj, por nga ndërmarrja që bleu aeroportin nga pala kineze. Një investim shumë i domosdoshëm dhe i vonuar në kohë, që ka të bëjë me terminalin e ri, zgjerimin e pistës”, – tha Rama.

Ai njoftoi se po negociohet dhe për çmimet e udhëtimit. “Është duke u bërë një negocim dhe do ketë ulje çmimesh dhe s’do jetë më një nga aerportet më të shtrenjta të Europës dhe Botës, por do ketë çmime normale. Aeroporti i Vlorës po ashtu është një investim shumë i rëndësishëm”, – tha Rama.

“Kemi dhe investimet këtu në Berat. Kemi investim të rëndësishëm të ‘Shell’-it, flitet për një pasuri të madhe të zbuluar, që së shpejti do jetë në dispozicion të ekonomisë shqiptare. Një tjetër investim i huaj ka nisur në sektorin e gazit e të naftës po nga kompania amerikane.

Kemi investimin tjetër për Skavicën, nga kompani amerikane, që do jetë një ndryshim i madh i profilit të të prodhimit të energjisë, pasi do kemi atë që mungon në kaskadën e Drinit, mundësinë për ruajtur ujin në rast teprice, duke e përdorur atë në rast thatësie, duke na larguar kështu nga lidhja skllavërore që kemi patur me qiellin për sa i takon reshjeve. Po ashtu kjo do na ndihmojë në uljen e importit dhe rritjen e eksportit”, – shtoi Rama

“Investimi në korridorin blu për të ndërtuar gjithë autostradën e standardeve europiane nga Muriqani në Milot e pastaj deri në Fier. Procedura mbaron këto ditë, por në listë është tuneli i Llogorasë. Pra investime kemi në çdo fushë, në infrastrukturë, energji, në të gjithë pjesën e rëndësishme të ekonomisë sonë, prandaj kemi arsye shumë të forta se e ardhmja do jetë vërtet e mirë. Duhet të dalim sa më shpejt nga pandemia, se kjo ka ndikimin e vet pa diskutim”, – theksoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME