Categories Lajme

Ngacmimi i punonjëses së Tatimeve, PD denoncon heshtjen e institucioneve: Qeveria stolis banakun me gra, por i dhunon pas perdes

Anëtarja e Departamentit të Çështjeve Sociale në Partinë Demokratike, Orinda Malltezi, ka reaguar lidhur me rastin e denoncuar, ku një punonjëse e Drejtorisë së Tatimeve pretendon se është ngacmuar seksualisht në vendin e punës.

Malltezi thotë se asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar lidhur me rastin në fjalë.

Ajo shtoi se qeveritarët duhet të kuptojnë se edhe në traditat e lashta të vendit tonë gruaja konsiderohej e paprekshme, duke i bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave që dhunohen të denoncojnë sa më parë.

Deklarata e Malltezit

Administratës së Edi Ramës nuk i mjafton korrupsioni financiar pa i shtuar edhe atë erotik. Një punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është ngacmuar seksualisht në vendin e punës, sipas video-dëshmisë së transemtuar nga emisioni “Stop”.

Partia Demokratike dënon fillimisht aktin e padenjë ndaj një zonje, dhe së dyti reagimin, më saktë mosreagimin, institucional ndaj këtij akti, duke i cilësuar të dyja tregues të korrupsionit moral dhe shpirtëror të kësaj administrate, të cilën asnjë skandal nuk e ndal dhe asnjë kod nuk e përmban.

Sipas videos, ngacmimi seksual vazhdonte prej kohësh, dhe shprehej fizikisht, verbalisht dhe joverbalisht. Në kushtet e mungesës së politikave të qarta për ngacmimin seksual në vendin e punës, punonjësja ishte munduar ta zgjidhte situatën në mënyrë të heshtur, dhe pasi ka konstatuar që nuk ka pasur asnjë ndryshim, është ankuar në nivel administrativ dhe më pas penal. Situata e ngacmimit ka vazhduar në kushtet e mosreagimit të frikshëm të institucioneve, gjë që krijon një precedent që vë në rrezik të gjitha gratë dhe vajzat në administratën publike.

Të gjitha institucionet e vëna në dijeni nuk kanë reaguar pas marrjes së ankimimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave dhe Prokuroria e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë hap për ta verifikuar situatën dhe për ta adresuar atë. Zonja është lënë vetëm dhe viktimë e një ngacmim seksual për 3 vjet, me gjithë barrën psikologjike që kjo sjell.

Institucionet që duhej të kishin reaguar menjëherë sapo janë vënë në dijeni janë: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtuesi i të cilës ka përgjegjësinë kryesore për lejimin e kësaj situate, Ministria e Financës si institucion epror, Departamenti i Administratës Publike, që ka përgjegjësinë e kodifikimit të politikave kundër ngacmimit seksual në vendin e punës dhe monitorimin e zbatimit të tyre.

Si vajze dhe si motër, unë jam me zonjën e dhunuar psikologjikisht, dhe si shqiptare u them kodoshëve të qeverise se, edhe në kodet e lashta të traditave tona gruaja është e paprekshme.

Në emër të Partisë Demokratike, qeverisë që stolis banakun me gra, por i dhunon dhe ngacmon pas perdes, i them t’i japë fund propagandës me borat e vitrinës dhe t’i trajtojë zonjat e Shqipërisë me respekt.

Partia Demokratike i ofron të gjithë mbështetjen morale dhe ligjore punonjëses së administrates, për të vazhduar procedurat gjyqësore ndaj autorit dhe të gjithë zinxhirit të abuzueve.

I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës, fillimin e menjëhershëm të hetimit.

Ju bëjmë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, në administratën publike dhe kudo, që të denoncojnë cdo lloj veprimi të ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe i kërkojmë urgjentisht Departamentit të Administratës Publike të kërkojë zbatimin dhe respektimin e Konventës së ngacmimit seksual që ka miratuar Kuvendi.

Ky është rasti për një #metoo shqiptare.

Ky është rasti për tu dalë zot zonjave, nënave, grave që mbajnë në këmbë, jo vetëm shtëpitë tona, por edhe Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME