Categories Lajme

Ngja rja e 8-vjecares në Durrës, flet drejtoresha e shkollës

Pas publikimit të lajmit të rëndë se një vajzë 8-vjeçare ishte përdhunuar në grup në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Arapaj në Durrës Syri TV ka kontaktuar me drejtoreshën e shkollës në fjalë. Sipas drejtoreshës, në momentin që dyshohet se ka ndodhur ngjarja e rëndë, shkolla ka qenë jashtë orarit të punës, ndërsa shtoi se, nuk ka asnjë të dhënë që personeli i shkollës të jetë përfshirë në këtë ngjarje. “Në momentin që ka ndodhur ngjarja, shkolla ka qenë e mbyllur, pasi ka qenë jashtë orarit. Në kohën që ka ndodhur ngjarja stafi ka qenë me leje ndërsa dezhurni ka qenë në punë deri në orën 16:00″, është shprehur drejtoresha.

Sipas saj, “shkolla ka ofruar ndihmë me psikologë për vajzën dhe prindërit” “Ndërsa një prej banoreve të fshatit është shprehur se nuk ka dëgjuar asgjë lidhje me këtë ngjarje në fshat. Ngjarja makabre është regjistruar rreth tre javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’.

Djemtë janë të moshës 15-16 dhe 17 vjeç, banorë të zonës së Arapaj. Edhe vajza minorene është banore e po të njëjtës zonë. Djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Por skandali bëhet edhe më i madh pasi policia që drejtohet nga Sandër Lleshi e ka mbajtur të fshehur këtë krim horror prej më shumë se 3 javësh edhe pse vetë ka nisur hetimet që kur është raportuar ngjarja. Një vajzë 7-vjeçe dyshohet është përdhunuar në ambientet e një shkolle në Durrës. Dyshohet se vajza është lidhur dhe më pas është përdhunuar nga disa persona në tarracën e shkollës. Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar deri më tani një ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME