Categories Lajme

Ngjall të vdekurit dhe i bën klientë të fondit “Besa” duke pastruar pasuri të zeza, nis hetimi për noteren

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është detyruar nga agjencitë e huaja partnere anti-krim, të fillojë hetimin e plotë për noterët, pas skandalit të fundit të fondit “Besa” me adminisrator Bajram Muçaj, prej të cilit, me letra noteriale false janë dhënë kredi fiktive edhe për të vdekurit. Më 25 shkurt 2021, me propozim të ministres Gjonaj, Bordi Disiplinor i Noterëve; ka nisur hetimin për këtë rast, duke vënë në “skaner” noteren Majlinda Demollari e cila firmos çdo akt e kontratë private të fondit “Besa”, duke qenë notere personale e këtij fondacioni piramidal.

Referuar të dhënave të hetimit që u bë në muajin qershor 2019 e u zhduk nga Lleshaj-Veliut (klientë); rezulton se vetëm për fondin “Besa”; kjo notere ka firmosur 2117 kontrata kredie financiare; të cilat janë denoncuar si akte noteriale false, për falsitete pasurore, me mungesë prezence palësh, logo biznesesh false, persona të huaj e shqiptarë që nuk ekzistojnë fare. Rezulton se në aktet noteriale false me logon “Fondi Besa”, ka kredi për toka bregdeti, tjetërsim pasurie, akt-dhurime, kontrata HEC, kulla, e pallate në 240 raste, bërë edhe me persona të vdekur e ende të pa lindur… por sipas letrave, kanë shkuar tek kjo zyrë noteriale dhe kanë firmosur, raporton Pamfleti.

Hetimi është zgjeruar në krejt aktet noteriale që ka firmosur kjo notere, ku më flagrante janë kontratat false, për qiratë dhe shitjet e 22 pasurive të sindikatave, bërë me kreun Kol Nikolla. Po kështu, janë 1160 kontrata për tjetërsim HEC-esh, kapitale pasurore, apartamentesh, koncesionesh, makinash luksi, vilash e pallatesh karabina; bërë me letra fiktive nga oligarkë e trafikantë, për shitje, dhurim, ri-shitje e ri-dhurim tek të njëjtët persona; shumica italianë, indianë, grekë, brazilianë, bullgarë, rumunë, turqë, qipriotë, maqedonas, kosovarë, serbë e deri boshnjakë, të cilët nuk ekzistojnë ose kanë vdekur 10-15 vite para firmosjes tek noterja.

Në rastin konkret, nëpërmjet hetimit të noteres Majlinda Demollari, po shkohet tek burimi krimit fondi “Besa” dhe pasuritë e familjes presidenciale, të fshehura si pronësi të Bajram Muçës e familjarëve të tij; si dhe për të hapur gropën e zezë të kredive e pastrimit të pasurive të krimit. Noterja Demollari, është thjeshtë “vula” që ka certifikuar këtë krim, ndërsa aktivitetin e fondit mafioz “Besa”, po e lejon banda e Bankës së Shtetit me licensë, shefat e policisë e prokurorisë me hetime të bllokuarua dhe shefat e qeverisë, të cilët bëjnë noterizime te kjo zyrë “lavatriçe”.

Madje, në fund të vitit 2020, shoqëruar me propozim e vlerësim “Shkëlqyer” të vetë Bankës së Shtetit dhe Ministrisë së Financave; fondi “Besa” ka marrë çmimin botëror “Kompania më e mirë mikro-financiare në Shqipëri”. Sipas informacionit, agjencitë ndërkombëtare që invstigojnë pasuritë me bazë trafiqet e korrupsionin, kanë kërkuar nga ministrja Etilda Gjonaj, të bëhet hetimi për të 710 zyrat noteriale në Shqipëri, mbasi ka të dhëna se vulat e tyre të njoma e të thata, janë skemë lavatriçe, sidomos në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë e Shkodër. Ndaj dhe më 10 qershor 2020, ministrja Etilda Gjonaj, u detyrua nga SHBA-BE, të firmoste Urdhër nr. 170, nr. 3495 prot., për krijimin e hetimit noterial, tashmë futur në veprim si Bord i veçantë me ligj parlamenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME