Lajme

Ngjarja e rëndë, mbyti 7 foshnja në spitalin ku punonte, burg infermieres në spitalin Countess of Chester

Britania është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një infermiere është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në spitalin Countess of Chester.

Vendimi i sotëm i gjykatës e bën atë vrasësen më të madhe të foshnjave në historinë e Britanisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Letby vrau foshnjat përmes një injektimi gjatë periudhës qershor 2015-2016, ndërsa punonte në spital.

Letby u shpall gjithashtu fajtore për tentativën për të vrarë gjashtë foshnja të tjera në njësinë neonatale të spitalit, duke përdorur metoda të tilla si injektimi i qëllimshëm i ajrit, ushqyerja e tepërt dhe helmimi me insulinë. Aktakuza kishte gjithsej 22 pika.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close