
Një tjetër person është shpallur në kërkim për vrasjen në Bllok rreth një muaj më parë. Ai është Ajaks Boshnjakun, i cili nga hetimet rezulton se ka qenë i pranishëm në lokal në momentin e përplasjes me armë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën rëndë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Boshnjaku ka qenë në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë duke vrarë Fabian Gaxhën dhe plagosur dy personat e tjerë.
Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria heton në dy pista; ajo e lindjes së konfliktit pasi Gaxha kishte ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, por nuk është përjashtuar as pista e konflikteve për trafiqe të paligjshme.