Categories Lajme

Ngjarja në Bularat, zëvendësministri i Jashtëm grek: Hetimet do të jenë një test për negociatat

Zv/ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos në një intervistë për televizionin “Antena”  është shprehur se vrasja e Kostandinos Kaçifas, do të jenë një test edhe për negociatat që po zhvillojnë të dy vendet për zgjidhjen e problemeve ndërmjet tyre. Katrougalos ka shprehur qëndrimin edhe për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe ka shtuar se Athina është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike shqiptare.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike të vendit fqinj dhe prioritetet tona janë ato që thamë që në fillim: të hidhet dritë e plotë mbi çështjen. Të mbrohen të drejtat e vëllezërve tanë grekë që jetojnë atje dhe natyrisht, me respekt ndaj dy të parave, të ruajmë edhe marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. Për fat të keq, në vend që të na mbetet imazhi i gëzuar i dy vendeve që pajtohen dhe nderojnë të vdekurit, kishim këtë shije të hidhur nga vdekja e homogjenit tonë”, është shprehur ai.

Më tej, zëvendësministri i Jashtëm grek tha se edhe pala shqiptare thekson nevojën që të zbardhet plotësisht ngjarja.  Katrougalas tha se pala shqiptare duhet ta shohë si një teks për negociatat me ta.

“Siç e patë, iu referova me kujdes nevojës që të dy palët, kjo bëhet gjithmonë me kushtin e reciprocitetit, të ruajmë nivelin e mirë të marrëdhënieve tona. Kjo bëhet me respekt ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë. Sigurisht, por kështu duhet ta shohë edhe pala shqiptare dhe Kryeministri shqiptar.  Deri tani, kishim evoluar në progresin e negociatave diplomatike. Me të vërtetë është një test sesi do të avancojë kjo çështje me drejtësinë shqiptare. Unë nuk dua të paragjykoj, dua të shpresoj që do të kemi zhvillimin që të gjithë presim dhe shpresojmë”, thekson ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME