
Fabio Allushi pasi u vetëdorëzua në policinë e Tiranës ka dhënë dëshminë e tij, para oficerëve të Krimeve të Rënda në lidhje me masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku u ekzekutua Fabiol Gaxha me këtër plumba e u plagosën Ervin Martinaj dhe Eljon Hato. 42-vjeçari deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Sipas avokatit të tij, Allushi nuk ka lidhje me konflikin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Vetë i akuzuar nga policia ka pohuar se u ndodh në vendin e gabuar në momentin. “Unë kam pritur deri sa të sqarohej pozicioni im dhe më pas u vetëdorëzove”, ka shtuar ndër të tjera Allushi.
Fabio Allushi ishte shpallur në kërkim pasi nuk kishte dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. Në pamundësi të deponimeve, prokurorët pyetën kushëririn e parë të 42-vjeçarit, i cili i kishte thënë se Fabio ishte larguar nga lokali sapo kishte ndodhur ngjarja. Ai e kishte takuar Allushin të nesërmen, ne daten 5 tetor. Sipas deshmiose te kusheritit te tij, Fabio Allushi ishte njoftuar nga një person që të shkonte te lokali në pronësi të Redi Popeskut, por Fabio nuk i kishte treguar kusheririt emrin e mikut që e kishte kontaktuar në telefon. Nga hetimet dyshohet se autori kryesor i vrasjes së Fabiol Gaxhës në ish-Bllok të jetë efektivi i Forcave të Armatosura, Marviol Bilo, i cili vijon të jetë në kërkim së bashku me Ervin Matën. Me masë sigurimi arrest ne burg janë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.