Categories Lajme

Ngjarja në Tiranë pas sherrit në market, kush është polici që qëlloi të riun

Policia identifikon autorin e vrasjes së Jurgen Dukës, i cili humbi jetën pas një sherri në market. Sipas policisë, autori është punonjës policie, banues në Sauk. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D. (M).

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër.

Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.  Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar k okainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.  Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME