Lajme

Ngjarje e fundit nga Durrësi (Video)

Një aksident është shënuar në unazën e Plazhit në Durrës, ku një makinë tip “Benz”, ku udhëtonin 5 persona është përplasur me një ambulancë, që po transportonte një të sëmurë. Në makinë tip “Benz” udhëtonin 5 persona kundër rregullave të sigurisë të përcaktuara me ligj dhe jashtë fashës së orarit të lejuar për të lëvizur duke thyer jo vetëm masat për mbrojtjen ndaj përhapjes së infeksionit por dhe karantinën.

Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të aksidentit ku një fëmijë ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa një qytetari tjetër i cili gjithashtu ndodhej në kryqëzim nuk është lënduar por është shkatërruar tërësisht biçikleta e tij. Ambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë por i ka prerë rrugën në kryqëzim një automjet “Benz” me targë AA 582 FH në të cilin gjendeshin 5 vetë. Prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime. Ambulanca po lëvizte me sirenë të ndezur kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa një ambulancë tjetër u ka ardhur në ndihëm të sëmurit dhe të lënduarve që po udhëtonin me Benzin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: