Lajme

Ngjarje e rëndë/ Hidhet nga Kisha e Laçit një 29-vjeçare nga Elbasani, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Një 29-vjeçare është vetëhedhur nga shkëmbi tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç e ka rënë në humnerë. Blutë njoftojnë se 29-vjeçarja XH.M. është dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

E reja vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

Sipas dyshimeve të para dyshohet se vajza vuan nga depresioni, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, ka shkuar tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, dhe dyshohet se është vetëhedhur nga një shkëmb duke rënë rreth 10m poshtë.

Për pasojë, 29 vjeçarja ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuan prej disa kohësh nga depresioni dhe merr trajtim mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close