Categories Lajme

Ngjarje e rëndë në Greqi, humb jetën një tjetër shqiptar

Një 18 vjeçar-shqiptar është vrarë me armë zjarri në orët e vona të ditës së martë në Kavalla të Greqisë.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari shqiptar quhet Marios Isa, nga Leskoviku.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje trafiku, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar.

Zyrtarët e policisë po hetojnë, ndërsa raportohet se kanë shoqëruar një person të dyshuar

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartomonedhe 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. Petrit Zifle u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME