fbpx
Lajme

Ngjarje e rëndë në Prrenjas/ Fëmija bie në gropën me ujë

Sërish një tragjedi ku viktimat janë fëmijët. Në Përrenjas një fëmijë ra në një gropë me ujë dhe ndë rroi jetë. Burime bëjnë me dije se gropa në të cilën ra fëmija, në thellësinë 1 metër.Nuk dihet ende mosha e fëmijës dhe rrethanat e ngjarjes. Mësohet se i mituri kishte qenë duke luajtur në një gropë dhe është rrëzuar aksidentalisht. Si pasojë e thellësisë nuk ka mundur të dalë.

Informacion paraprak  Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Përrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Foto ilustruese.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button