
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar mesditën e sotme pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Në një deklaratë për mediat ai e quajti arrestimin e Belerit si një ngjarje të shëmtuar, teksa u shpreh se Athina zyrtare nuk do të tolerojë shkeljen e ligjit për këtë rast.
“Ne kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës. Të lirohen ata që janë burgosur që të votojnë”, u shpreh Mitsotakis.
Më parë kishte reaguar edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, që u shpreh se se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut.
“Arrestohet anëtari i minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar Bashkie në Himarë të Shqipërisë, së bashku me një tjetër grek. Dua të them se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut.
Për këtë kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borrell, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze, si Presidencë në detyrë. Qeveria greke do ta monitorojë këtë nga afër.
E përsëris, diçka që e njohu edhe kryeministri shqiptar Rama. Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të forta, përbën skandal.”, tha Dendias.