Categories Lajme

Ngordhin 4.200 rosa, 5 punëtorë përfundojnë në spital! Shërbimi veterinar nuk karantinoi zonën, i groposi në rezervuar

Një fermë shpendësh është shuar e gjitha për pak ditë, 4.270 rosa kanë ngordhur për 1 javë rresht edhe pse sipas fermerit ai ka lajmëruar instancat shtetërore që në fillim. Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dyshonte se ishte grip shpendësh, dhe për këtë kërkon që të thuhet e vërteta.

Ndërkohë veterinerët e rrethit kanë vajtur në fermë dhe si fillim kanë dhënë një mjekim për shpendët të cilët ngordhnin në mënyrë masive çdo ditë.

Të gjendur para kësaj situate, ata kanë kërkuar ndihmën e fshatarëve që të mjekonin shpendët e sëmurë, ç’ka ka bërë që 5 prej tyre të përfundojnë në spital me temperaturë të lartë, njëri prej të cilëve i kthyer nga spitali tregon për gazetarët simptomat, “U sëmurëm të gjithë ne që mjekuam rosat, shkuam 5 veta me temperaturë të lartë deri në 40 gradë, qëndruam në spital për 2-3 ditë” thotë njëri prej punëtorëve.

Përballë ngordhjeve masive, veterinerët bashkë me fshatarët dhe pronarin e fermës kanë bërë groposjen e shpendëve ngjitur me rezervuarin ku mbarështohen peshq, duke hapur gropa të vogla me lopatë dhe duke groposur kadavrat.
Kur kishin mbetur vetëm 50 krerë nga 4200 atëherë veterinerët vendosën të analizojnë shpendët dy të ngordhur dhe dy të gjallë për të kuptuar arsyen e ngordhjes.

Kështu, në një fermë për 10 ditë me radhë, dhe pse kishte ngordhje masive, nuk u pa e arsyeshme analizimi, por u kërkua ndihma e fshatarëve për groposje, duke lejuar të hynte kush të donte në një fermë që kishte një sëmundshmëri të paidentifikuar, dhe duke u rrezikuar kështu banorët.

Pra ferma u la e pakarantinuar, dhe groposjet u bënë pa protokolle. Veterinerët e zonës, të cilët kanë qenë në terren që në fillim shfajësohen se e kishin të pamundur që 2 persona të mjekonin një numër aq të madh shpendësh.
Dhe se për të gjithë situatën kanë lajmëruar eprorët e tyre.

Këta të fundit, specifikisht kryeveterineri i Qarkut Fier, Andon Çuko, pranoi dështimin në menaxhimin e situatës. Ai tha se nuk duhej të lejohej askush të hynte në zonë, përveç shërbimit veterinar, ndërkohë sqaron se edhe groposja nuk është bërë siç duhet ndaj do i zhgroposin dhe rigroposin sërish.

Sapo gazetarët e Fiksit u larguan , shpendët u rigroposën në një gropë e cila këtë herë hapet me fadromë dhe larg rezervuarit.
Ndërkohë përgjigja e analizave nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë u dha pas 9 ditësh, edhe kjo përgjigje doli pasi vajti Fiksi. Shpendët dolën të sëmurë me salmonelë duke përjashtuar gripin e shpendëve.
Emisioni investigativ Fiks Fare kërkoi përgjigje nga Ministria e Bujqësisë për situatën , duke kërkuar përgjigje specifike nëse ministria ishte në dijeni të situatës , kur ishte njoftuar zyrtarisht , a u respektuan protokollet në groposje, përse nuk u karantinua ferma?

Përse u bë zhvarrosje dhe rigroposje e shpendëve të ngordhur? E mbi të gjitha kush gaboi?

Në përgjigjen e saj, Ministria e Bujqësisë pohon se zona është karantinuar që në fillim , ndërkohë që Fiksi faktoi me pamje që nuk kishte karantinim. Më pas në këtë përgjigje thuhet se groposja është bërë sipas protokollit dhe nuk përmenden zhgroposjet e më pas rigroposjet. Pra ministria nuk di se çfarë ka ndodhur në terren, por vetëm flet në bazë të letrave pa bërë kontrolle.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME