fbpx
Lajme

Ngrica në të gjitha zonat malore, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Intervalet e kthjellimeve do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen në intensitet të ulët e lokalisht mesatar në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës shi i dobët lokal. Në zonat malore borë e dobët. Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era me drejtim veriperëndim- perëndim mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 3 dhe 4 më e theksuar në orët e mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër 3/14 re shi diell Kukës -1/5 re shi borë Lezhë 4/10 re shi diell Dibër -1/5 re shi borë Durrës 8/16 re shi diell Tiranë 6/15 re shi diell Elbasan 5/14 re shi diell Berat 7/16 re shi diell Vlorë 8/16 re shi diell Korçë 3/10 re shi borë Gjirokastër 8/15 re shi diell Sarandë 6/16 re shi diell.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button