Lajme

“Ngrin” Shqipëria, ngrica në të gjithë territorin, në Korçë -12°C

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e martë parashikohet me diell dhe me ulje temperaturash nën minus në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, ndërsa mjegull e dendur do të jetë prezent nëpër lugina në orët e mëngjesit deri në orët e para të ditës. Gjithashtu, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore në relievet malore dhe ato kodrinore.

Era do të fryjë, me drejtim verilindje -veriperëndim 1-12m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër -4/7 diell Kukës -5/5 diell

Lezhë -2/7 diell Dibër -9/2 diell Durrës -2/7 diell Tiranë -3/8 diell Elbasan -5/7 diell Berat -6/10 diell Vlorë -1/10 diell Korçë -12/-1 diell Gjirokastër -6/7 diell Sarandë -2/11 diell.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close