Lajme

Ngritën flamurin shqiptar në Çamëri, policia greke rrethon familjet e dy të rinjve të AK

Një foto e disa aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi ka bërë xhiron e rrjetit në mediat greke. Kjo për shkak se ajo tregonte disa të rinj të cilët me rastin e festave kombëtare të Shqipërisë kanë hequr flamurin grek në Igumenicë, që njihet si qendra e Çamërisë dhe kanë vendosur flamurin shqiptar.

Kjo është marrë si provokim nga mediat greke të cilat shprehen të habitura se përse shqiptarët sillen si në vendin e tyre.

Kaq ka mjaftuar që të veprojë edhe policia greke. Vetëm pak minuta më parë dhjetra forca policie të armatosura rëndë raportohet se kanë rrethuar familjet e dy aktivistëve kuqezi që jetojnë në Greqi.

Të armatosur rëndë dhe me maska ata kanë vendosur në pranga autorët e ngritjes së flamurit shqiptar! Gjithashtu dy të rinj të tjerë janë shpallur në kërkim.

Shumë pranë vendit ku të rinjtë kanë vendosur flamurin shqiptar ndodhen zyrat e Agimit të Artë në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.

Kujtojmë se kjo ngjarje bën bujë në mediat greke pas asaj në Bularat, ku një 35-vjeçar grek u vra pasi ngriti flamurin e vendit fqinj dhe qëlloi me armë kundër policisë shqiptare.

Në atë kohë mediat greke e quajtën hero Kostandinos Kaçifasin, ndërsa ditën e sotme ato e quajnë provokim veprimin e shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close