Lajme

Nikolla mbledh rektorët, diskutohen kërkesat e studentëve

Ministrja Lindita Nikolla ka mbledhur në një takim rektoret në zyrën e saj pas protestes studentore e cila ka hyrë në ditën e trete dhe është masivizuar së tepërmi.

Në një kohë që jashtë dyerve të ministrisë qëndrojnë mijëra student, brenda godines drejtuesja e këtij institucioni po shqyrton me kreret e Universiteteve Publike, kërkesat themelore të studenteve.

Vetë universitetetet kanë qënë propozues të tarifave vjetore te studimit por edhe tarifave për provimet e mbartura.

Studentet I kanë të panegociueshme kërkesat e tyre për përgjysmim të tarifave vjetore te studimit dhe heqjen fare të tarifave për provimet e mbartura.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close