fbpx
Lajme

“Nipi u fut pa u errur në shtëpinë e Dritës”, bashkëshorti i viktimës zbardh detaje nga krimi në Mallakastër: Gruaja s’e hapte kurrë derën natën

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i 50-vjeçares Drita Saliaj, që u masakrua nga tre të rinj në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, tregon detaje nga ngjarja tronditëse.

Detaje të rënda vijojnë të dalin në dritë nga krimi horror, që tronditi Mallakastrën dhe gjithë opinionin publik, teksa u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

“Telefonoj ditën e parë dhe e gjej telefonin e mbyllur. Telefonoj sërish pasdite, në darkë, marr djalin e vogël, Miklovanin, dhe i them a ke folur me mamin. Më thotë që i del telefoni i mbyllur, edhe në mëngjes e provoj sërish, por meqë ishte koha e keqe, furtunë, mendova mos i është fikur për bateri. Nga ora 8 e mëngjesit më merr djali, Miklovani, dhe më thotë ‘më mori xhaxhi e më tha, merr dhe babin, e nisuni urgjentisht, se ka shkuar në 2 të natës dhe nuk e ka gjetur Dritën brenda’. Shkoj te avioni, por ishte furtunë dhe nuk nisej. E gjetëm në 14:45, kur zbres në Rinas më merr nipi në telefon dhe më thotë që u gjet trupi i pajetë i Dritës në pusetën e rezervuarit, më tha që jemi në morg. I thashë që të mos bëhet asgjë pa ardhur unë. Shkova dhe e gjeta trupin në morg, më thanë të mos e prekja, se mos rrjedh gjak”, tregoi bashkëshorti i viktimës.

Çfarë kanë parë në shtëpi policia?
Është dorëzuar i pari djali i djalit të xhaxhait tim. Sipas të thënave, ai ka ardhur e ka bërë krimin në fshatin tonë. Ai ishte në një fshat tjetër me të ëmën, por ka ardhur për krimin. Ishte larguar para vitit të ri. Thonë që kanë dëgjuar zhurmat e kafshëve, që ishin pa ngrënë pas krimit.

Vëllai ka shkuar në 02:30 të natës me policinë në banesë. Kanë trokitur e kanë thirrur, por nuk kanë dëgjuar zëra. Në mëngjes, pasi kanë arrestuar njërin prej autorëve, janë kthyer te shtëpia dhe pas urdhrit të Prokurorisë kanë shqyer derën. Janë futur policët dhe më pas kanë lejuar edhe vëllain tim. Ai ka gjetur gotat e rakisë, njërën të thyer, çdo gjë të përmbysur, pasi siç duket janë përleshur. Absolutisht çdo gjë të përmbysur, të hapura rrobat, teshat. Janë gjetur dy filxhanë kafeje dhe gota rakie, është pirë shumë duhan. Janë gjetur edhe pjata, por nuk dihet nëse iu ka dhënë për të ngrënë. Gjithçka përmbys.

Çfarë iu ka bërë tjetër përshtypje?
Edhe lart në tavan kanë hyrë, por aty nuk është gjetur asgjë, pasi nuk ka pasur gjë.

Duke u shprehur se nuk kishte dijeni që xhaxhai i tij dhe djali i këtij të fundit, 16-vjeçari Luis Saliaj, që është mes të akuzuarve për krimin e rëndë, merreshin me hashash, Hair Saliaj u shpreh se bashkëshortja e tij e ndjerë nuk e hapte kurrë derën po të errej.

Sipas bashkëshortit të viktimës, nipi i tij 16-vjeçar ka shkuar te banesa e Dritës pa u errur dhe është futur nga porta më e afërt, që dy familjet Saliaj përdornin për komunikim.

“E ka dhënë versionin e hashashit ndoshta për të shpëtuar. Nëse ishte për hashash nuk do ta përmbyste shtëpinë. Them se, besoj se, ajo nuk e hapte derën kurrë natën, jam i bindur se nipi im do ketë shkuar pa u errur në familjen time. Jam i bindur se ka hyrë i pari nipi, pa u errur. Ka hyrë nga porta më e afërt, nga bënim komunikim me familjen e nipit. Porta kryesore është nga krahu tjetër. Nipi vinte shpesh te shtëpia jonë, edhe vëllai i tij. Në atë orë nuk hapej absolutisht dera”, tregoi Hair Saliaj. (BalkanWeb)

Duke u ndalur te momenti më i vështirë i ngjarjes, përdhunimi i 50-vjeçares para se të mbytej dhe të hidhej në rezervuar nga tre të rinj, Hair Saliaj tha se janë të shokuar dhe të tronditur, ndërsa e cilësoi këtë si ngjarjen më të rëndë në rajon.

“Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë, sepse është e para tragjedi në rajon, jo vetëm në vendin tonë. Ka pasur ngjarje që u vranë e u lanë në shtëpi, por kjo është masakruar, është torturuar dhe unë nuk kam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur, e kanë hedhur të gjallë. Ajo është lutur vetëm që të mos e vrisnin. Askush nga familjarët e 16-vjecarit nuk ka marrë pjesë në varrim. Sa i përket marrëdhënies me familjarët e tij, gjithsecili ishte në punë e vet”, tregoi bashkëshorti i viktimës.

Kur ke emigruar për herë të parë?
Në 1991-1992. Në 2011 u ktheva, kisha dokument, shkova më 2012 hodha letrat për 10-vjeçare dhe punova. Pastaj u ktheva dhe nuk shkova më për punë, shkoja vetëm te fëmijët.

Marrëdhënia me bashkëshorten?
Shumë të mira, ishim familje e mrekullueshme, me fëmijë të mrekullueshëm, pa asnjë problem as fëmijët, as ne si prindër në shoqëro, në jetën e përditshme.

Po Luisin si e njihje?
Ishte pak, merrej me gjëra të pa… moshë adoleshence.

Po me babanë e Luisit?
Kështu i kishim marrëdhëniet, herë të ftohta, herë fërkime, se në fshat kështu ishin marrëdhëniet, por asnjëherë në ekstrem.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button