Ka nisur ditën e sotme instalimi i monitorëve dhe pajisjeve për qendrat e numërimit të votave në KZAZ e Fierit. Në KZAZ nr 57 në Fier ku janë afishuar listat për 44 mijë e 500 kryetarja e KZAZ Denisa Muça është shprehur për ecurinë e këtij procesi që deri tani ecën konform udhëzimeve të KQZ dhe kodit zgjedhor.
“Janë të gjithë pajisjet e nevojshme për numërimin e votova. Janë marrë edhe kamerat që do të monitorojnë vendin ku do të zhvillohen zgjedhjet. Në çdo qendër votimi janë listat e afishuara. ” – ka thënë ajo. Krahas pajisjeve që po instalohen për 5 vendet e numërimit e votave po kryhet testimi i pajisjeve për pergatitjet e procesit të 25 prillit.
KZAZ 57 do të numeroje votat e 63 QV të 4 njësive administrative të Bashkisë Fier. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera në KZAZ janë magazinuar edhe kamerat survejuese të procesit të votimit që në pak ditë do të instalohen në çdo QV.