Categories Lajme

Nis me konflikte Kuvendi, kush është deputeti demokrat që nxirret jashtë

Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Në momentin kur gjakrat janë nxehur sapo kishte marrë fjalën kreu i qeverisë Edi Rama.

Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.

Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës.

Rama dëgjohet që të kërkojë largimin e Hasës nga salla duke thërritur: Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë atë!

“Minutat do t’ia fal liderit të opozitës, me mandate të pjekura po jo të djegura. Unë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentë”, u shpreh Rama në nisje të seancë, ç’ka duket se irritoi demokratët.

Rama: Merre nxirre jashtë atë?!

Paloka: Na tregon ti mandatet ne!

Ruçi: Endri Hasa përjashtohet nga senaca, ndërpritet senaca shërbimi nxjerr jashët Endri Hasën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME