Lajme

Nis Plazhi, drejt Vlorës pushues nga Kosova, Maqedonia por dhe Italia

Qyteti bregdetar i Vlorës megjithëse jo zyrtarisht ka çelur sezonin turistik, në qytet kanë ardhur edhe vizitorët e parë. Në njësitë hoteliere momentalisht peshën kryesore e mbajnë shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Nuk mungojnë as italianët, për të cilët vendi ynë mbetet zgjedhja e duhur.

“Kam ardhur disa herë për të kaluar fundjavën në Vlorë. Në Shqipëri ka shërbime shumë dhe mundësi shumë të mira. Këtu mund të gjesh diell dhe det të mirë. “Vizitorët shprehen se atraksionet turistike e bëjnë Vlorën qytetin më të bukur në Shqipëri. Ndërrkohë vendasit shpresojnë për një sezon turistik të çliruar nga pandemia ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Operatorët turistik të Vlorës kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik duke diskutuar risitë e këtij viti dhe ofertat që do sjellin në treg. Përgjatë fundjavave njësitë hoteliere të Vlorës janë të frekuentuara në masën 20 % ku nuk mungojnë dhe turistët polak, rusë dhe ukrainas.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: