fbpx
Lajme

Nis shpërndarja e vaksinës Moderna në Europë

Kompania e vaksinave anti-Covid, Moderna ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e vaksinën në Europë. Ky lajm është konfirmuar nga vetë kreu  i Modernës Europë dhe Lindjen e Mesme Dan Staner, i cili ka thënë se shpërndarja e vaksinës është një nga projektet më të mëdha të kompanisë. Ndërkohë, bëhet e ditur se dorëzimi i tyre do bëhet në qendra, të cilat çdo vend ka rënë dakord.

“Ky është një moment historik emocionues dhe ne jemi shumë krenarë për rolin që vaksina Moderna do të luajë në trajtimin e pandemisë në Europë. Shpërndarja e vaksinës në të gjithë Bashkimin Europian është një nga projektet më të mëdha logjistike që kompania jonë është thirrur të koordinojë në dhjetë vitet e funksionimit të saj” -ka thënë tha Dan Staner.

Vaksina Moderna është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për përdorim te personat mbi 18 vjeç. Deri më tani vaksina është aprovuar në SHBA, Kanada, Britani dhe Izrael.  Në muajin dhjetor  Komisioni Europian ka porositur 80 milion doza të tjera të vaksinës, ku në total për vitin 2021, janë porositur 160 milion doza.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button