Categories Covid-19, Lajme

Nis shpërndarja e vaksinës së Oxford-AstraZeneca në Angli

Vaksina e zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit dhe AstraZeneca ka filluar të shpërndahet në të gjithë Anglinë. Mediat vendase bëjnë me dije se vaksinimi do të kryhet në qindra qendra. Bëhet me dije se ky është programi më i madh i vaksinimit në historinë e Britanisë së Madhe dhe synohet që të arrihet një rezultat pozitiv në luftën kundër COVID-19.

Deri në mes të muajit Shkurt synohen që të vaksinohen mbi 13 milionë qytetarë, nga katër grupet kryesore të riskut. Edhe pse duket se vaksinimi po kryhet me ritme të shpejta, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se nuk ishte i kënaqur dhe duhej punuar më shpejt. Kritika ka pasur dhe nga zyrtarë të tjerë, të cilët kanë deklaruar se nuk janë të qartë se si do të jetë i gjithë procesi i vaksinimit në javët në vijim.

Udhëheqësit në Birmingham kanë paralajmëruar se rezervat e vaksinës Pfizer-BioNTech do të mbarojnë të Premten dhe se ata nuk kanë asnjë furnizim nga vaksina tjetër e Oxford-Astra Zeneca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME