Categories Lajme

Nis sot mësimi plotësues, ISHP: Mësuesit kanë afat deri më 30 shtator të vaksinohen

Siç ishte lajmëruar, ditën e sotme do nisë mësimi plotësues në shkolla. Qëllimi i ministrisë është plotësimi i mangësimit nga mësimi online, ndërsa kjo ditë ka nisur me një bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Lidhur nga situata e Covid-19, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe udhëzimin me masat  anti-COVID që duhen respektuar.

Nisur nga vaksinimi, ligji tregon se nëse ka mësues që nuk mund të vaksinohet as pas 30 shtatorit duhet të paraqesë arsyetimin nga mjeku. Njëjtë si mësuesit, vaksinën duhet ta marrë i gjithë personeli i shkollave, sanitaret dhe rojet.

I njëjti detyrim vlen edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër COVID deri më 30 shtator. Në të kundërt, po ashtu sikurse mësuesit, edhe ata do të duhet të paraqesin arsyet në rast mosvaksinimi.

Ndërkohë, mes rregullave të tjera të listuara nga ISHP, që duhet të respektohen në shkolla është edhe mbajtja e maskës me detyrim për çdo person gjatë qëndrimit në ambientet e shkollave. Në klasa, nxënësit duhet të qëndrojnë në një distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht.

Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Po ashtu, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, mbajtja e maskës në klasa, do të jetë e detyruar edhe për mësuesit.

Në ushëzimin e ISHP thuhet po ashtu se nuk do të lejohet që një nxënës të dali nga godina dhe të rikthehent përsëri në të, brenda ditës.

Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë. Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator dhe më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME