Categories Covid-19, Lajme

Nis testimi i vaksinës italiane/ Ja përse është ndryshe nga të gjitha të tjerat

Në Itali ka nisur faza e parë e testimit të vaksinës italiane Rottapharm Takis tek njerëzit. Doza e parë do t’i administrohet një 21-vjeçari në spitalin San Gerardo në Monza.

I riu ka dalë ka dalë vetë vullnetar. Pas vaksinimit, do të priten dy ditë për të parë nëse ka efekte anësore. Paskesaj, do të vaksinohen edhe dy vullnetarë të tjerë, e në ditët në vijim edhe dy të tjerë e kështu me radhë. Gjithsej, në fillimin e eksperimentit dozat e vaksinës italiane do t’i marrin 20 persona.

Sipas ekspertëve, kjo vaksinë është ndryshe nga të tjerat sepse bazohet mbi AND-në, molekulën e qëndrueshme, ndryshe nga ato mRna, dhe mund të modifikohet shumë shpejt kundër varianteve të ndryshme të koronavirusit.

Studimi i fazës së parë të vaksinës është duke u zhvilluar edhe në Spallanzani në Romë, si dhe në Institutin Pascale në Napoli, pas autorizimit të Aifa dhe Komitetit të Etikës Spallanzani. Ky zhvillim vjen në një kohë kur variantet e reja po kthehen në shqetësim madhor për vendin fqinj, teksa shumë rajone po ndryshojnë ngjyrën, me Lombardinë, Marche dhe Piemonte në portokalli dhe Basilicata dhe Molise, me të kuqe.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka paralajmëruar se javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta, pasi rastet e reja po rriten ndjeshëm e tha se virusi me të cilin po përballemi, është tinëzar e mjaft i ndërlikuar, ndaj i kërkoi qytetarëve rigorozitet, respekt, e vëmendje ndaj rregullave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME