
Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i operatorëve turistik në Durrës. Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama do të inspektojë nga afër çadrën e ngritur në qendër të Durrësit, ku po vaksinohen operatorët turistikë.
Mësohet se ditën e sotme janë regjistruar 450 persona nga personeli i hoteleve dhe restoranteve, të cilët do të marrin vaksinën kineze Sionac. Vakinimi i operatorëve turistik do ta bëjë më të lehtë hapjen e sezonit turistik. Më shumë se 300 mijë persona janë vaksinuar kundër koronavirusit dhe janë më të sigurt.