Categories Lajme

Nis vaksinimi i punonjësve të Aviacionit Civil, Manastirliu: Pas tyre transporti publik

Ka nisur pasditen e sotme procesi i vaksinimit në stafin e Aviacionit Civil, i cili nisi si fillim me stafin e “Air Albania”, ku të pranishme kanë qenë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infratrukturës Belinda Balluku. Ministrja Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të shtrihet edhe në transportin urban.

“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë vaksinimin jo vetëm të punonjësve të aviacionit civil por gjithashtu ta shtrimë dhe tek punonjësit e transportit, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës, për të gjithë këto subjekte të cilat ofrojnë këtë shërbim. Transporti publik është shumë i rëndësishëm, pasi ata janë direkt në kontakt dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme për qytetarët ndaj dhe ne i kemi në prioritetet tona, për të filluar vaksinimin në një moment të shpejtë”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina dhe theksoi objektivin për të arritur më shpejt se pranvera e ardhshme, vaksinimin e plotë të popullatës. “Vetëm ditën e djeshme kanë mbërritur 208,000 vaksina të Sinovac dhe 8190 doza të vaksinës Pfizer dhe tashmë kemi mbi 700 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri.

Plani ynë i vaksinimit nuk do të ndalet. Jemi të vendosur për të kryer 500 mijë vaksinimet deri në fund të majit. Dhe do të vijojmë të kemi prioritet grupet e riskuara, të shërbimeve kritike, siç janë dhe punonjësit e Aviacionit Civil; do të vijojmë me operatorët turistikë dhe me përmbylljen e tyre, në vijim do të vaksinojmë edhe punonjësit e transportit publik”, u shpreh ajo.

Balluku vlerësoi vaksinimin e punonjësve të Aviacionit Civil, duke e konsideruar një grup në risk të lartë. “Sot kemi nisur vaksinimin me të gjitha grupeve të Aviacionit Civil, nisur nga Air Albania, si një grup i riskuar duke qenë se janë gjithë kohën në fluturim. Këta kanë qenë edhe heronjtë tanë gjatë gjithë kohës së riatdhesimit, por që e kanë bërë në mbrojtjet totale të kushteve nga pandemia”, tha Balluku.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 345,944 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 264,175 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME