Lajme

Nis vaksinimi i të moshuarve mbi 65 vjeç

Nis në Durrës procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 65 vjeç. Ata janë drejtuar për në çadrën e ngritur në qendër të qytetit e vendosur rishtazi.

Paralelisht imunizimi vijon edhe për farmacistët dhe stomatologët e qytetit. Sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik në Durrës, Aurora Hyka, ka patur edhe raste refuzimesh. “Ka refuzime por ajo që shihet është që kërkesat vijnë shumë shpejt. Kemi pasur raste që i kemi pasur brenda ditës nga personat”, tha Hyka.

Disa prej personave nuk e kanë marrë dozën pasi janë infektuar me Covid-19. “Mund të kemi pasur persona që mund të kenë qenë me Covid-19, asnjëri nuk mbetet i penalizuar për të mos aplikuar për vaksinën në moment”, u shpreh ajo. Në Durrës deri tani janë vaksinuar mbi 13 mijë persona.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: