Lajme

Nis vaksinimi i të moshuarve në azilin e Shkodrës, Manastirliu: Mbarojnë brenda ditës së sotme

Ashtu sikurse ishte lajmëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu procesi i vaksinimit te të moshuarit ka nisur nga azili i Shkodrës. Prezentë ishin kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu dhe dr.

Silva Bino. Manastirliu theksoi se ditën e sotme do të përfundojë vaksinimi për 45 të moshuarit në këtë shtëpi për të nisur më pas me të tjerët. Ajo theksoi se shtëpitë e të moshuarve janë mbajtur të sigurta për shkak se që prej fillimit të pandemisë stafet e kujdesit u izoluan.

“Të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve kanë kushte shumë të mira. Sot jemi në shtëpinë e të moshuarve në kuadër të vaksinimit të kombinuar. Do të bëjmë vaksinat për të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve. Ne kemi bërë një strategji që në fillim duke i mbajtur stafet të mbyllura në shtëpinë e të moshuarve”, tha ministrja.

Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal tek kushtet në shtëpinë e të moshuarve duke thënë se gjatë viteve të fundit ato kanë ndryshuar. “Kushtet nëpër shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht dhe e rëndësishme është që ju të jeni mirë. Për fat të mirë nuk kemi pasur humbje në shtëpitë e të moshuarve”, tha Rama.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close