Edvin Sinani, e fektivi i policisë që u pezullua një ditë më parë për shkak se a kuzohet se organizonte persona për të shpërndarë l ëndë n ark otike, është vënë nën h etim prej 6 muajsh.
Burime bëjnë me dije për ABC se indicia për h etimin e tij ka ardhur pas g oditjes së disa grupeve të vogla të shpërndarjes së k anabisit, për të cilët ka pasur dyshime se bashkëpunonin me punonjës të policisë.
Pas h etimeve disamujore, SHÇBA ka mbërritur në gjurmët e efektivit Sinani që rezultoi të ishte i implikuar në grupe k riminale në shpërndarjen e n arkotikëve.
H etimet janë zgjeruar edhe në disa persona të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e kësaj skeme dhe nuk përjashtohet përfshirja e efektivëve të tjerë.
Për cfarë akuzohet polici? Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës p olicie sipas SHÇBA-së dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë l ëndë n arkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim g oditjen e tyre nga ana e punonjësit të policisë.