Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të të Policisë të vrarë në krye të detyrës në Lezhë, Saimir Hoxha. Kolegë e familjarë të nënkomisarit janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë Saimir Hoxhës lamtumirën e fundit. Homazhet kanë nisur në orën 12:00 dhe do të vijojnë deri në orën 15:00.
Në ceremoni ka marrë jetë edhe babai i tij 85-vjeçar i cili i prekur ka deklaruar: “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.
Homazhet në nder të policit të vrarë do të vijojnë deri në orën 15:00. Në to do të marrin pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe figura të tjera të politikës.