Categories Lajme

Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës, Balluku: Udhëtime edhe jashtë Europës! Hapen rreth 1000 vende pune

Ditëne  sotme kanë nisur punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili pritet të jetë funksional në vitin 2025.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se ky aeroport do të jetë ndërkombëtar, i cili do t’u japë mundësi shqiptarëve që të udhëtojnë jo vetëm në Europë, por kudo në botë.

Sipas saj, pritet që ky aeroport të hapë rreth 1000 vende pune, ndërkohë që synohet të arrihet të udhëtojnë deri në 10 milionë pasagjerë në vit.

“Ky do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do t’i japë mundësi shqiptarëve që të udhëtojnë jo vetëm në Europë, por edhe në kontinentet e tjera, pasi kushtet teknike të këtij aeroproti i mundësojnë këto udhëtime trans-oqeanike. iProjetki i këtij aeroproti u fitua nga një konsorcium kryesisht shqiptar, i cili udhëhiqet nga një nga figurat më atdhedashës, zoti Behgjet Pacolli.

Kjo e bën këtë projekt edhe më të veçantë. Ky projekt është i të gjithave trevave shqiptare. Ky projekt na bën krenat sot më shumë se kurrë.

Ky është kantieri që kemi ëndërruar prej shumë vitesh dhe që sot ia dhurojmë Vlorës. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti ndërkombëtar më i madh në vendin tonë. Ky aeroport parashikohet të hapë rreth 1000 vende pune, dhe synimi është të dorëzohet në vitin 2024 dhe të bëhet operacional në vitin 2025.

Koncesionari do të ketë një nga partnerët më të rëndësishëm europianë dhe botërorë, Aeroportin e Mynihut, të cilët do të operojnë këtë aeroport menjëherë pas përfundimit të punimeve.

Ky projekt pritet të ketë në vitin e parë 500 mijë pasagjerë, për të vijuar më vonë me 2.1 milionë pasagjerë dhe të vazhdojë në rritje deri në 10 milionë pasagjerë në vit. “Air Albania” do ta ketë në këtë aeroport bazën e saj, shtëpinë e saj”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME