Categories Lajme

Nisin punimet për ndërtimin e spitalit të Fierit

Në tokën ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit kanë mbërritur makineritë e para për ndërtimin e godinës. Pesë makineri të rënda kanë zbarkuar sot në mëngjes aty ku është planifikuar që brenda tre muajve të përfundojë ndërtimi i spitalit, sipas ‘Ora news’. Paralelisht punonjësit e OSHEE-së po vendosin shtyllat e elektrikut, që do të furnizojnë spitalin me energji elektrike.

Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milionë euro dhe do të financohet nga Turqia. Përfaqësuesi turk i projektit, i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali, ka deklaruar se do të hapen 1200 vende pune.  “Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milionë euro. Presim që në kulmin e vet të punës, të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.

Kujtojmë që ndërtimi i këtij spitali, ka sjellë kundërshtim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë pak ditë më parë, pasi sipas tyre, toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut. Ata u shprehën pak ditë më parë se janë kërcënuar nga kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, sipas të cilëve, ai u ka thënë se pavarësisht këtyre kundërshtimeve “do ia marrin tokën me forcë, sepse kanë shumicën e Parlamentit”.

Pas protestave të banorëve, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha në konferencë për mediat se pronarët do të shpronësohen në bazë të një marrëveshje që do të nënshkruajnë me qeverinë dhe se ndërtimi i spitalit nuk është diskutim, por vendim sipas ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME