Categories Lajme

Nisma “Dhuro libra”/ 10 mijë libra për shqiptarët që vuajnë dënimèt jashtë vendit

Në kuadër të nismës “Dhuro libra”, ka nisur dërgimi i kontigjentit të parë të librave të destinuar për shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi. Kjo nisëm është një bashkëpunim i Ministrit të Shtetit për Diasporën, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftoi sot MEPJ.

Gjithashtu, thekson MEPJ, një dërgesë tjetër librash për këtë qëllim, u nis sot për në Itali. “Shpërndarja e tyre në institucionet penitenciare do të realizohet më 21 shkurt, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”, nënvizon MEPJ.

MEPJ shton se, “falë kontributit të shtëpive të ndryshme botuese, institucioneve dhe individëve të ndryshëm, u bë i mundur sigurimi  i rreth 10 mijë librave, të cilët do të shpërndahen nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë, të akredituara  në Itali dhe Greqi”.

Nisma “Dhuro Libra”, e iniciuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, vjen si një angazhim i institucioneve shtetërore për të ofruar mbështetje njerëzore për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në kushtet e vuajtjes së dënimeve me heqje lirie në vende të ndryshme, si dhe si një përpjekje që synon të lehtësojë rehabilitimin dhe riedukimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME