Categories Lajme, Politike

Nisma për shkarkimin e Metës/ Balla: Kemi prova, presidenti shkeli Kushtetutën

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, që është edhe një prej firmëtarëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tregoi si do të procedohet, pas dorëzimit të kërkesës në Kuvend.

Balla deklaroi se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, për të vendosur pastaj nëse do të ngrihet një komision hetimor. Ai bëri me dije se socialistët kanë prova që dëshmojnë se kreu i shtetit ka shkelur sistematikisht Kushtetutën.

“Presidenti edhe pas rezolutës të 2019, ka vazhduar të kryejë veprime që bien në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim për këtë kërkesë. Kërkesa plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi.

Do t’i kalojë për shqyrtim Komisionit të Ligjeve që duhet të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale dhe më pas duhet të ngrihet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, që të hetojë nëse ekzistojnë ose jo dyshimet e hedhura nga firmëtarët për këtë proces shkarkimi. Kuivendi aktual e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri në datën 8 korrik. Nuk do të doja të bëja asnjë deklaratë tjetër para se Komisioni i Ligjeve ta shqyrtojë kërkesën, nuk dua të ndërhyj aspak.

Personalisht, si një prej firmëtarëve, besoj se në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur, janë të gjitha provat e nevojshme e të domosdoshme që jo vetëm argumentojnë qëndrimin tonë, por janë edhe provat e nevojshme për të inicuar procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Kuvendi po bën gjënë e duhur në kushtet kur Presidenti i Republikës nuk po bën detyrën. Ai nuk e ka ushtruar këtë mandat sipas parashikimeve kushtetuese. Kam besim që me opozitën e re parlamentare në legjislaturën e 10 do të arrijmë të institucionalizojmë një frymë të re komunikimi dhe bashkëpunimi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME