Lajme

Emrat\ Nisma “Thurje” prezanton 15 kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit

Nisma #Thurje prezanton një kandidat që i ngjan Shqiperise. Nisma #Thurje prezantoi gjatë kësaj të shtune kandidatët kryesorë që do të kryesojnë listat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Ata janë njerëz punëtorë, të ndershëm, të shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Janë një brez i ri që e duan vendin dhe po sakrifikojnë dijet dhe punën e tyre për të kontribuar në shoqërinë dhe qytetin e tyre.

Pjesë e Nisma #Thurje do të jenë ekonomistë, juristë, mjekë, mësuesë, avokatë, sipërmarrës, të vetëpunësuar, fermerë, përfaqësues nga komuniteti rom dhe egjiptian, përfaqësues nga njerëzit me aftësi të kufizuara. Pra, çdo kandidat i Nisma #Thurje përfaqëson një pjesë të Shqipërisë, njerëzve që ajo ka dhe që punojnë për të çdo ditë.

Të lodhur nga i njejti film që na ritransmetohet për 30 vite, të lodhur nga ndryshimi i logove por me të njejtat fytyra, të lodhur e të zhgënjyër nga mos përfaqësimi që u është bërë në Parlament, ata kanë vendosur të sfidojnë veten dhe të tjerët për të hyrë brenda sallës ku merren vendime për fatin e 3 milionë shqiptarëve në vendin tonë e miliona të tjerëve jashtë trojeve.

I kemi provuar të gjithë: burra, gra, të rinj, të reja, të shkolluar jashtë dhe të pashkolluar fare, por jeta jonë nuk ka ndryshuar. Ata janë ulur në tryezën e vendimmarrjes, dhe kanë marrë vendime për pasurinë tonë të përbashkët, për taksat tona, për pasurinë tonë kombëtare, për të drejtat dhe liritë tona. Ata kanë vendosur për ne, duke folur në emrin tonë.

Prandaj, 30 vite më vonë, ne kërkojmë të sjellim në Shqipëri një ndryshim rrënjësor politik. Ne kërkojmë të jetojmë në një demokraci pjesëmarrëse, ku ne si qytetarë të jemi pjesë e vendimmarrjes.

Dosjet më 180 kandidatët zyrtarë të Nismës #Thurje janë gati dhe ditën e hënë do të dorëzohen në KQZ. Si akti i parë drejt çrrënjosjes së politikës së vjetër dhe një sistemi mbytës për të drejtën e votës. Të drejtën për të qenë pjesëmarrës në vendime e jo spektatorë të të njejtës shfaqje. Nisma #Thurje do të jetë një parti opozitare.

Për asnjë ofertë, çmim apo joshje, ne nuk do të pranojmë asnjë kualicion paszgjedhor. Mandatet e Nisma thurje do të shërbejnë për të çuar përpara projektligje dhe jo për t’i siguruar 8 vjeçarin e ardhshëm partive politike. 8 vjeçari dhe 100 vjeçari i ardhshëm do të jetë i popullit, i votuesve, i shqiptarëve.

Tirana Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Durrës – Nr.1 Endri Shabani – Pedagog Nr.2 Egriselda Allushi – Mjeke

Shkodër Nr.1 Amel Pervizi – Ekonomist Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Lezhë Rigerta Loku – Fermere

Korçë – Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Elbasan – Rudina Hajdari – Deputete

Fieri Andi Demo – Diplomat

Vlora Enriko Kaçaj – Sipërmarrës

Kukës- Arbër Ndreu – Trajner sporti

Gjirokaster – Kristaq Begzo – Sipërmarrës

Berat – Agur Sadiku – Sipërmarrës

Prezantimi i kandidatëve u bë sot në selinë e Nismës Thurje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: