Lajme

Një arkë me peshk dhe një celular/ Rovena Voda fiton lirinë!

Ish-zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka fituar lirinë pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e saj për lirim nga qelia.

GJKKO ka shuar masën e arrestit me burg ndaj Vodës. Kjo e fundit tha se do të vijojë betejën për të fituar betejën e plotë. “Mund të kem humbur një betejë por jo luftën”, u shpreh Voda për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Ajo u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish-zv/ministren u bë vetëm 10 muaj.

Rovena Voda ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet që kishin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, rezultoi se Rovena Voda kishte pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close